“Nisim sulmet”, Rusia thirrje të huajve: Largohuni nga Ukraina
Rusia paralajmëroi se do të nisë sulme sistematike ndaj objektivave në Kiev, të lidhura me ushtrinë ukrainase si dhë në pikat vendimmarrëse dhe u bëri thirrje të huajve të largoheshin nga kryeqyteti. Sipas një deklarate nga Moska, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov i tha kryediplomatit amerikan Marco Rubio se sulmet janë në përgjigje të goditjeve të vazhdueshme të Kievit kundër civilëve në rusi. Në deklaratën e ministrisë së jashtme u bëhej thirrje edhe diplomatëve të largoheshin sa më shoejt të jetë e mundur nga kryeqyteti ukrainas. Por Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha u bëri thirrje aleatëve të Kievit të mos i nënshtroheshin shantazhit rus. Kreu i misionit të Bashkimit Europian në qytet tha gjithashtu se dipomatët e bllokut nuk do të shkojnë askund....
Burimi:
opinion.al