Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Franca dhe Britania e Madhe do të prezantojnë planet për krijimin e një misioni detar shumëkombësh në Ngushticën e Hormuzit, gjatë një takimi mes ministrave të Jashtëm të NATO-s dhe vendeve arabe të Gjirit, sipas “Reuters”. Takimi zhvillohet në kuadër të samitit të NATO-s në Ankara dhe përfshin përfaqësues nga Bahrejni, Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë, diplomatët thonë se kundërshtimi i Iranit, e bën të vështirë arritjen e një zgjidhjeje për këtë zonë strategjike. Rriten tensionet në Hormuz Tensionet në këtë rrugë detare, janë shtuar pavarësisht një marrëveshjeje të përkohshme paqeje mes SHBA-së dhe Iranit. Agjencia britanike për sigurinë detare njoftoi se një anije cisternë me nafte, u godit pranë brigjeve të Omanit. Sipas raportimeve, Garda Revolucionare iraniane ka qëlluar me raketa...