Nga sulmet ndaj Iranit te lufta në Ukrainë / Trump hap samitin e NATO-s me kritika ndaj aleatëve

Nga sulmet ndaj Iranit te lufta në Ukrainë / Trump hap samitin e NATO-s me kritika ndaj aleatëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka lëshuar kritika të forta ndaj NATO-s pas mbërritjes në Ankara për samitin e Aleancës, ndërsa u shpreh optimist se lufta në Ukrainë mund të marrë fund së shpejti. Gjatë një prononcimi për gazetarët, Trump tha se ishte “shumë i zhgënjyer” me NATO-n, duke pretenduar se aleatët nuk e mbështetën Shtetet e Bashkuara pas veprimeve të ndërmarra ndaj Iranit. “Do ta shohim. Isha shumë i zhgënjyer me NATO-n. Sinqerisht, nëse samiti nuk do të mbahej në Turqi, ku miku im është një udhëheqës shumë i fortë, është e mundur që të mos kisha marrë pjesë”, deklaroi Trump, duke vlerësuar organizimin e samitit në Ankara dhe marrëdhënien me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Presidenti amerikan theksoi se SHBA ka...