Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur përsëri se ushtria izraelite nuk do t’i japë fund pushtimit të Libanit jugor. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Netanyahu tha se direktiva e tij, e ndarë me ministrin e Mbrojtjes Israel Katz, ishte e qartë dhe e pandryshuar. “Luftëtarët tanë në Libanin jugor kanë liri të plotë veprimi për të penguar çdo kërcënim të drejtpërdrejtë ose të ri ndaj tyre ose ndaj banorëve të veriut. IDF nuk ka kufizime në këtë drejtim”, tha ai. “Unë qëndroj i vendosur se ne do të qëndrojmë në zonën e sigurisë në Libanin jugor, për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të mbrojtur banorët e veriut dhe të gjithë qytetarët e vendit”, vijoi ai më tej. Kujtojmë se Izraeli...
Burimi:
opinion.al