Negociatat SHBA-Iran të paqarta, Trump urdhëron të ngarkuarit e tij për bisedime të mos nxitojnë
Presidenti Donald Trump u ka kërkuar përfaqësuesve të tij të mos nxitojnë drejt një marrëveshjeje me Iranin, ndërsa administrata amerikane uli pritshmëritë për një përparim të shpejtë në konfliktin tremujor. “Bisedimet po vazhdojnë në mënyrë konstruktive, por të dyja palët duhet të marrin kohën e tyre dhe ta bëjnë siç duhet këtë gjë”, tha Trump. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se negociatorët amerikanë dhe iranianë kanë ende një çështje shumë të rëndësishme në tryezë por shtoi se ekziston mundësia që një marrëveshje të arrihet të hënën. “Jemi ende në proces. Siç thashë, menduam se mund të kishim disa lajme mbrëmë. Ndoshta sot”, deklaroi Rubio. Nga ana tjetër nuk pati reagim të menjëhershëm nga qeveria iraniane. Megjithatë, agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi se...
Burimi:
vizionplus.tv