Meloni i kthehet ashpër Trumpit: Popullariteti im nuk është shqetësimi yt
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Donald Trump, duke i cilësuar ato si “sulme të vazhdueshme dhe të paprovokuara pa asnjë kuptim”. Në përgjigjen e saj, Meloni hodhi poshtë pretendimet se popullariteti i saj varet nga marrëdhënia me ish-presidentin amerikan, duke theksuar se mbështetja që gëzon në Itali lidhet me mbrojtjen e interesave kombëtare të vendit. “Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesin kombëtar italian dhe kjo është pikërisht ajo që kam bërë gjithmonë”, deklaroi ajo. Duke iu referuar edhe çështjes së përdorimit të bazave ushtarake amerikane në Itali, Meloni nënvizoi se ato funksionojnë mbi bazën e marrëveshjeve të respektuara nga të dyja palët dhe se këto marrëveshje nuk mund të shkelen. “Italia mbetet një shtet sovran”, theksoi kryeministrja...
Burimi:
ntv.al