Protesta prej 66-të ditësh/ Hasimja: Mesazh për Ramën dhe opozitën

Protesta prej 66-të ditësh/ Hasimja: Mesazh për Ramën dhe opozitën

Eksperti i komunikimit dhe analisti Ermal Hasimja ka komentuar protestën 66-ditore kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë një zhvillim të rëndësishëm për demokracinë në vend. Në një intervistë për News 24, Hasimja u shpreh se protesta tashmë është marrë në dorë nga qytetarët dhe se mesazhi kryesor i saj është refuzimi i abuzimeve dhe kërkesa për llogaridhënie nga qeveria. Sipas tij, interpretimi i qeverisë se protestuesit janë nxitur nga arsye të tjera është një përpjekje për të relativizuar pakënaqësinë e qytetarëve. “Janë qytetarët që kanë marrë në dorë protestën. Mesazhi kryesor që ka përcjellë është që qytetarët nuk janë të gatshëm të durojnë çfarëdolloj abuzimi dhe ky është një mesazh për qeverinë aktuale”, tha Hasimja. Ai deklaroi se protesta nuk lidhet me një...