Dy turistë humbin rrugën në malin e Çikës, nisin kërkimet pas sinjalit SOS

Dy turistë humbin rrugën në malin e Çikës, nisin kërkimet pas sinjalit SOS

Dy turistë kanë humbur orientimin gjatë eksplorimit të malit të Çikës, duke detyruar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit. Sipas informacioneve paraprake, turistët kanë dërguar një sinjal SOS pasi nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e kthimit për shkak të terrenit të vështirë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në zonë janë nisur grupet e posaçme të shpëtimit nga Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe Policia. Ekipet po vijojnë kërkimet dhe krehjen e territorit me qëllim lokalizimin e dy turistëve dhe nxjerrjen e tyre në siguri.