Mali i Zi nuk do të ndërtojë qendra për pranimin e migrantëve

Mali i Zi nuk do të ndërtojë qendra për pranimin e migrantëve

 Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, deklaroi se në vendin e tij nuk do të ndërtohen qendra për pranimin e migrantëve të parregullt, duke iu përgjigjur raportimeve mediatike sipas të cilave Mali i Zi është në listën e vendeve që qeveria italiane do të propozojë për ndërtimin e një qendre të tillë, transmeton Anadolu. Milojko Spajiq tha se deri më tani nuk ka pasur bisedime me Bashkimin Evropian (BE) për këtë çështje, në një postim në rrjetin social X me seli në SHBA. "Mali i Zi nuk ka zhvilluar negociata për ngritjen e qendrave të tilla në territorin e tij, as Qeveria nuk ka marrë ndonjë nismë zyrtare për hapjen e tyre. Kur një nismë e tillë të vihet në tryezë, përgjigjja jonë do...