Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin
Shërbimi sekret britanik MI6 është vlerësuar si agjencia më e fuqishme e inteligjencës së jashtme në Evropë, sipas një renditjeje të realizuar nga revista franceze “L’Express”, bazuar në opinionet e 60 profesionistëve të inteligjencës nga 25 vende. Sipas këtij vlerësimi, MI6 kryeson për aftësinë në rekrutimin e spiunëve të nivelit të lartë dhe depërtimin në qarqet politike të vendeve si Rusia, Kina, Irani dhe Turqia. “Mbretëria e Bashkuar ka shërbimet sekrete më të forta në Evropë. MI6 është e jashtëzakonshme”, deklaroi Robert Gorelick, ish-shef stacioni i CIA-s. Sipas raportimit të “The Times”, në vendin e dytë u rendit Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë e Jashtme e Francës (DGSE), e cila u vlerësua për shtrirjen globale, operacionet klandestine dhe luftën kundër terrorizmit. Një zyrtar polak i...
Burimi:
javanews.al