AEROPORTI I VLORËS DREJT PRISHJES SË KONCESIONIT/ PROJEKTI 104 MILIONË EURO NË KAOS, A RREZIKON T’I MBETET FATURA SHTETIT?

AEROPORTI I VLORËS DREJT PRISHJES SË KONCESIONIT/ PROJEKTI 104 MILIONË EURO NË KAOS, A RREZIKON T’I MBETET FATURA SHTETIT?

Qeveria shqiptare duket se ka kaluar nga ultimatumet dhe gjobat te masa më ekstreme: nisja e procedurës për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Sipas raportimeve të publikuara këtë të martë, më 4 gusht 2026, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka aktivizuar procedurat kontraktuale pas tejkalimit të afateve dhe dështimit të kompanive për të zhbllokuar projektin. Megjithatë, deri në momentin e publikimit nuk është bërë publik dokumenti i plotë që përcakton klauzolën e përdorur, afatet dhe pasojat financiare të procesit. Por çfarë fshihet pas këtij vendimi? NGA PROJEKTI STRATEGJIK TE LUFTA MES ORTAKËVE Kontrata për ndërtimin dhe operimin e aeroportit u nënshkrua më 20 prill 2021, vetëm pesë ditë përpara zgjedhjeve parlamentare. Koncesioni u dha për 35 vjet, ndërsa oferta fillestare parashikonte...