Meloni e “frikësuar” nga vala e emigracionit/ Italia pezullon Shengenin me Spanjën për një muaj

Meloni e “frikësuar” nga vala e emigracionit/ Italia pezullon Shengenin me Spanjën për një muaj

Italia ka vendosur të pezullojë për një periudhë njëmujore zbatimin e marrëveshjes së Shengenit me Spanjën, duke rikthyer përkohësisht kontrollet kufitare si përgjigje ndaj valës së emigrantëve që hynë në enklavën spanjolle të Ceutës nga Maroku. Vendimi u bë publik nga Ministria e Brendshme italiane, e cila njoftoi se gjatë kësaj periudhe udhëtarët që lëvizin me avion ose anije ndërmjet Italisë dhe Spanjës do të duhet të paraqesin pasaportën ose dokumentet përkatëse të udhëtimit për të hyrë në territorin italian. Edhe pse Italia nuk ndan kufi tokësor me Spanjën, autoritetet italiane kanë rënë dakord edhe me Francën për forcimin e kontrolleve përgjatë kufirit franko-italian, me synimin për të parandaluar hyrjen e emigrantëve pa dokumentacion të rregullt. Masa vjen pasi autoritetet spanjolle deklaruan se kishin vënë...