Media libaneze ngrenë alarmin: Izraeli ka përdorur bomba me fosfor të bardhë në jug të Libanit
Mediat libaneze raportojnë se forcat izraelite kanë përdorur bomba me fosfor të bardhë gjatë sulmeve në jug të Libanit, duke shkaktuar zjarre në zona me ullinj dhe pyje me pisha. Sipas agjencisë shtetërore libaneze të lajmeve NNA, sulmet kanë prekur zonat Yaroun, Arnoun dhe qytetin Bint Jbeil, ku bombardimet me fosfor dyshohet se kanë shkaktuar shpërthimin e disa vatrave zjarri. Po sipas raportimeve, një dron izraelit ka hedhur gjithashtu një granatë trullosëse në fshatin Buyut al Siyad, në rajonin e Tirit. Ndërkohë, janë raportuar edhe dy sulme me raketa ndaj kodrës Ali al Taher, pranë qytetit Nabatieh. Përdorimi i fosforit të bardhë në zona të banuara ose pranë civilëve është një çështje e debatueshme dhe e rregulluar nga ligji ndërkombëtar humanitar, për shkak të aftësisë...
Burimi:
javanews.al