Trump rikthen tarifën për vizat H-1B, propozon pagesë mbi 103 mijë dollarë
Administrata e Donald Trump ka propozuar vendosjen e një tarife prej 103,265 dollarësh për vizat H-1B, duke rikthyer përplasjen e saj me sistemin amerikan të imigracionit dhe programin që u mundëson profesionistëve të huaj të punojnë në SHBA. Në një rregullore të propozuar të publikuar të hënën, administrata amerikane argumenton se tarifa e re do të shërbejë për të mbuluar kostot e administrimit të sistemit të imigracionit, por edhe për të nxitur kompanitë amerikane që të punësojnë më shumë punëtorë vendas dhe t’u ofrojnë atyre paga më të larta. Megjithatë, masa nuk është ende përfundimtare. Publiku ka 30 ditë kohë për të paraqitur komentet mbi propozimin dhe procesi mund të zgjasë disa muaj përpara se rregullorja të hyjë në fuqi. Për më tepër, masa mund...
Burimi:
javanews.al