SHBA-Kanada, përshkallëzohet lufta tregtare, sot pritet kundërpërgjigjja e Carney

SHBA-Kanada, përshkallëzohet lufta tregtare, sot pritet kundërpërgjigjja e Carney

Kanadaja pritet të prezantojë sot përgjigjen ndaj tarifave të reja amerikane për çelikun dhe automjetet kanadeze, të shpallura nga presidenti Donald Trump pas ndërprerjes së negociatave tregtare mes dy vendeve. Trump njoftoi se nga 1 janari 2027 tarifat për automjetet, kamionët, pjesët e automjeteve dhe çelikun do të rriten me 50%. Ai akuzoi Kanadanë se prej vitesh po përfiton padrejtësisht nga marrëdhëniet tregtare me SHBA-në. Ottawa ka vendosur tashmë kundërmasa ndaj tarifave amerikane dhe pritet të njoftojë sot masa të reja. Ministrat kanadezë të Financave, Industrisë dhe Punës do të paraqesin qëndrimin e qeverisë në orën 16:00, me orën e Shqipërisë. Kryeministri Mark Carney tha se Kanadaja nuk do të pranojë një marrëveshje tregtare me SHBA-në “me çdo çmim” dhe akuzoi Uashingtonin se kërkon të...