Braçe: Do i shkoj deri në fund garës për Bashkinë e Tiranës, kam filluar të njoh qytetin dhe e di si bëhet i jetueshëm!

Braçe: Do i shkoj deri në fund garës për Bashkinë e Tiranës, kam filluar të njoh qytetin dhe e di si bëhet i jetueshëm!

Deputeti socialist Erion Braçe ka rikthyer në vëmendje ambicien e tij për të garuar për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shprehet se socialistët duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes alternativave dhe jo thjesht të përballen me një kandidaturë të vendosur paraprakisht. Duke iu referuar informacioneve që, sipas tij, qarkullojnë në terren për persona që po përgatiten për garën, Braçe thotë se kjo është një shenjë e mirë për Partinë Socialiste. “Më kanë shkruar shumë dje, një ditë më herët, plot. Zgjodha të them ca gjëra nga Kombinati. Më thonë që i është thënë filanit e fistekes që ti do bëhesh, punoni se e keni mundësinë. Nuk ka gjë më të mirë se PS...