“Më pëlqen inflacioni”, deklarata e Trump shkakton stuhi reagimesh në SHBA

“Më pëlqen inflacioni”, deklarata e Trump shkakton stuhi reagimesh në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar reagime të forta pasi deklaroi se “i pëlqen inflacioni”, në një kohë kur çmimet në SHBA janë rritur me ritmin më të lartë të tre viteve të fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Amerikane e Statistikave të Punës, inflacioni arriti në 4.2% gjatë muajit maj, nga 3.8% që ishte në prill. Rritja lidhet kryesisht me shtrenjtimin e energjisë dhe karburanteve pas përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. “Shifrat ishin të shkëlqyera. E dini çfarë më pëlqen vërtet? Më pëlqen inflacioni”, deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë. Më vonë, presidenti sqaroi se komentet e tij ishin nxjerrë nga konteksti dhe se kishte dashur të theksonte se inflacioni ishte më i ulët nga sa prisnin ekonomistët, pavarësisht...