Makina me eksploziv përplaset me trenin, 20 të vrarë nga shpërthimi në Pakistan. Dyshime për sulm terrorist
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe rreth 70 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi që goditi një tren që transportonte personel ushtarak në Pakistan. Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së dielës, ndërsa treni po kalonte pranë stacionit Chaman Phatak në qytetin Quetta, kryeqyteti i rajonit perëndimor të Baluchistanit. Zyrtarë hekurudhorë thanë për BBC-në se tre vagona dhe lokomotiva dolën nga shinat, ndërsa dy të tjerë u përmbysën. Shërbimi hekurudhor përdorej kryesisht për transportimin e ushtarakëve dhe familjeve të tyre, të cilët po ktheheshin në shtëpi për festën e Bajramit. Grupi separatist Ushtria Çlirimtare e Baluchistanit (BLA) mori përgjegjësinë për sulmin, duke deklaruar se bëhej fjalë për një atentat vetëvrasës. Autoritetet pakistaneze ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë version. Pamjet nga vendngjarja tregojnë...
Burimi:
javanews.al