Lufta rikthehet në retorikën e Vuçiç, presidenti serb pret bisedën me kreun e NATO-s për Kosovën

Lufta rikthehet në retorikën e Vuçiç, presidenti serb pret bisedën me kreun e NATO-s për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk e heq nga goja fjalën “luftë” kur vjen puna tek përmendja e Kosovës. Ai njoftoi se pret të bisedojë të hënën dhe të martën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, të cilit i dërgoi një letër me ankesa lidhur me tërheqjen e KFOR-it nga ura kryesore e Ibrit, për hapjen e saj për qarkullim, si dhe për vendosjen e policisë së Kosovës në manastirin e Deçanit. “Do të vazhdoj të këmbëngul dhe të luftoj për popullin serb në Kosovë dhe të drejtën e tyre për mbijetesë. Nuk po them se do të kem sukses 100%, por besoj se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të më dëgjojë pasi ta lexojë letrën”, tha Vuçiç. Presidenti serb shtoi se është...