Lufta për pushtet, kush janë rivalët që synojnë postin e Keir Starmer

Lufta për pushtet, kush janë rivalët që synojnë postin e Keir Starmer

E ardhmja politike e kryeministrit britanik varet në një fije peri, pasi ministrja e Brendshme, disa ministra dhe më shumë se 80 deputetë kanë kërkuar largimin e tij. Nëse jo menjëherë, atëherë në të ardhmen e afërt. Megjithatë, siç shkruan BBC, mes deputetëve laburistë nuk ka një dakordësi se kush duhet ta zëvendësojë Keir Starmer-in si lider të Partisë Laburiste dhe të vendit. Këtë të martë, kryeministri britanik i tha kabinetit se do të “vazhdojë të qeverisë” dhe se nuk kishte nisur asnjë garë për lidershipin. Pra, edhe pse askush nuk ka deklaruar publikisht se dëshiron ta marrë drejtimin, ja disa kandidatë të mundshëm. Wes Streeting Wes Streeting është ministër i Shëndetësisë që prej ardhjes së laburistëve në pushtet në vitin 2024 dhe kishte mbajtur të...