Lufta e re globale nuk bëhet me tanke: G7 përballet me sfidën e AI

Lufta e re globale nuk bëhet me tanke: G7 përballet me sfidën e AI

Përveç krizave gjeopolitike, samiti po fokusohet gjithnjë e më shumë tek Inteligjenca Artificiale, e cila po konsiderohet si një nga teknologjitë që do të përcaktojnë balancat ekonomike dhe strategjike të dekadave të ardhshme. Liderët e G7 po përpiqen të gjejnë një qasje të përbashkët për zhvillimin dhe rregullimin e AI, ndërsa shqetësimet për sigurinë, privatësinë dhe ndikimin në tregun e punës po rriten. Në të njëjtën kohë, ekziston frika se gara globale për AI mund të kthehet në një përplasje të re mes fuqive të mëdha, veçanërisht mes SHBA-së dhe Kinës. Europa po shtyn për rregulla më të forta dhe transparencë më të madhe nga kompanitë teknologjike, ndërsa SHBA fokusohet më shumë te ruajtja e avantazhit në inovacion. Diskutimet përfshijnë gjithashtu përdorimin e AI në...