Lavrov: Konflikti SHBA-Izrael me Iranin ka ndikim negativ në Detin Kaspik

Lavrov: Konflikti SHBA-Izrael me Iranin ka ndikim negativ në Detin Kaspik

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha sot se konflikti i zgjatur SHBA-Izrael me Iranin ka patur ndikim negativ në Detin Kaspik dhe vijën e tij bregdetare. "Deti Kaspik duhet të mbetet zonë paqeje dhe bashkëpunimi", deklaroi Lavrov gjatë konferencës për media pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Yermek Kosherbayev në kryeqytetin e vendit të Azisë Qendrore, Astana. Lavrov e përshkroi si të papranueshëm sulmin e kryer ndaj qytetit portual të Iranit, Bandar Anzali, muajin e kaluar dhe vuri në dukje se porti detar u shërben "interesave tregtare dhe logjistike" të pesë shteteve kaspike. Kryediplomati rus tha se ai dhe Kosherbayev folën "në favor të zgjidhjes së shpejtë të krizës në rajonin e Gjirit Persik dhe në Lindjen e Mesme në tërësi, duke...