Kuvendi i Kosovës nuk u konstitua brenda afatit, seanca vazhdon sot

Kuvendi i Kosovës nuk u konstitua brenda afatit, seanca vazhdon sot

kuvendi i kosoves KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të vijojë sot në orën 11:00 seancën konstituive, pasi dështoi të konstituohet brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në rendin e ditës janë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve. “Të shtunën, më 8 gusht 2026, në orën 11:00, vazhdon seanca konstituive e Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Rendi i ditës: 3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit; 4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Vendimi për vijimin e seancës u mor një ditë më parë nga kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari. Njoftimi për zhvillimin e seancës sot në orën 11:00 erdhi pak orë pas një tjetër takimi pa rezultat mes kryeministrit në...