Kush janë Andrew dhe Tristan Tate, vëllezërit e arrestuar në Miami

Kush janë Andrew dhe Tristan Tate, vëllezërit e arrestuar në Miami

Vëllezërit influencues Andrew Tate dhe Tristan Tate u arrestuan në Miami të shtunën, pasi prokurorët e Mbretërisë së Bashkuar njoftuan akuza shtesë për përdhunim dhe trafikim qeniesh njerëzore për shfrytëzim seksual. Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës Britanike njoftoi se akuzat e reja lidhen me katër viktima të tjera dhe se ato u ngritën pasi autoritetet morën prova nga policia e Bedfordshire në Anglinë juglindore, raporton AP . Akuzat përfshijnë përdhunim, sulm, trafikim qeniesh njerëzore dhe vepra penale që lidhen me "imazhe të pahijshme të fëmijëve dhe pornografi ekstreme".Akuzat e njoftuara të shtunën, të cilat e çojnë numrin e përgjithshëm të viktimave të dyshuara në Mbretërinë e Bashkuar në shtatë, janë zhvillimi më i fundit në një sagë të gjatë ligjore ndërkombëtare që përfshin vëllezërit ,...