Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8 milionë euro, në bord ndodheshin 14 persona
Një jaht luksoz rreth 30 metra i gjatë dhe me vlerë mbi 8 milionë euro është fundosur në ujërat e Porto Cervos, në Costa Smeralda të Sardenjës. Në momentin e incidentit në bord ndodheshin 14 persona, të gjithë të shpëtuar dhe pa të lënduar. Jahti, i quajtur “Angiola II”, ishte një model Amer F100 dhe ishte dorëzuar te pronari vetëm katër ditë përpara incidentit. Ai u fundos mbrëmjen e 11 gushtit, në zonën mes ishullit të Cappuçini dhe Capo Ferro, pranë Porto Cervos. Sipas rindërtimit paraprak, gjithçka nisi nga një defekt në motor, i cili dyshohet se shkaktoi edhe një fillim zjarri në bord. Flakët u vunë nën kontroll, por më pas në trupin e jahtit nisi të hynte ujë, duke bërë që ai të...
Burimi:
vizionplus.tv