Kryebashkiaku i Nju Jorkut tërhiqet: Nuk kam autoritet që ta arrestoj Netanjahun

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tërhiqet: Nuk kam autoritet që ta arrestoj Netanjahun

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, pranoi në orët e vona të së martës se nuk ka autoritet ligjor për të urdhëruar arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, kur ky i fundit të shkojë në qytet për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Mamdani, i cili gjatë fushatës së tij për zgjedhjet e vitit 2025 kishte premtuar zbatimin e urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale ndaj Netanjahut, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale theksoi se nuk ka autoritetin ligjor për ta bërë këtë. Ai shtoi se administrata e tij ka shqyrtuar çdo ligj të mundshëm për të përcaktuar nëse Nju Jorku mund të zbatonte urdhërarrestit, por rezultati ishte i qartë: qyteti nuk ka kompetencë të pavarur ligjore për ta...