Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, parashikohen pika të përbashkëta kufitare

Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, parashikohen pika të përbashkëta kufitare

flamuri i shqiperise dhe maqedonise se veriut TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare. Vendimi, i propozuar nga ministri i Punëve të Brendshme, synon krijimin e një kuadri të ri bashkëpunimi mes dy vendeve për menaxhimin e kufirit shtetëror, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe rritjen e efikasitetit të procedurave të kontrollit. Pas miratimit në qeveri, projektligji i kalon Kuvendit të Shqipërisë, ku do t’i nënshtrohet shqyrtimit dhe votimit nga deputetët. V e n d i m Për propozimin e projektligjit “për ratifikimin  e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë...