“Shqipëria kërkon revolucion”/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Kryeqytetit: Poshtë diktatura
Me thirrjen “Poshtë diktatura” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët kanë vijuar marshimin në Tiranë. Gjatë gjithë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike. Qytetarët shprehen të vendosur për të mos e ndalur aksionin e tyre rrugor deri në plotësimin e të gjitha kërkesave dhe dorëheqjen e kreut të ekzekutivit.
Burimi:
sot.com.al