Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë, Shqipëri dhe ndërkombëtarisht. Bashkimi Europian paralajmëroi se deklarata të tilla nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. BE-ja theksoi se çdo veprim që lidhet me ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumenjve duhet të shmanget. Edhe SHBA-të reaguan, duke deklaruar se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbeten prioritete dhe se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është pjesë e rëndësishme e këtij procesi. Ndryshimi i rrjedhës së Ibrit do të mund të ndikonte drejtpërdrejt në Liqenin e Ujmanit, i cili furnizohet kryesisht nga prurjet e këtij lumi. Ujmani është një burim i rëndësishëm për furnizimin me ujë, bujqësinë, industrinë dhe prodhimin...