Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me Alex Soros në Dhërmi, duke e interpretuar atë si një gjest politik të qëllimshëm dhe publik. Sipas Buzhalës, në një klimë ku familja Soros mbetet një nga emrat më polarizues në politikën perëndimore, Rama ka zgjedhur të mos e fshehë marrëdhënien e tij me Sorosin, edhe pse ruan një raport të afërt edhe me figura të lidhura me Donald Trump. Për gazetarin, kjo tregon një stil politik pa komplekse, që nuk i përshtat miqësitë sipas ndarjeve ideologjike të momentit. Postimi i plotë: Paska dale Edi Rama ne darke ne Dhermi me Alex Sorosin, pinjollin e familjes SorosFamilja Soros, ndoshta, eshte familja me polarizuese ne hemisferen Veriperendimore te planetit tone.Te pakte jane njerezit ne Evrope...