Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Komisioni Evropian reagoi menjëherë ndaj deklaratës së tij për një ndryshim të mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër, me qëllim mbrojtjen e “vajzave” të tyre shqiptare. Sipas mediave serbe, Vuçiç theksoi se reagimet nga Komisioni Europian munguan ndaj asaj që ai e cilësoi ‘dështimit të formimit të ZSO-së (bashkësisë së komunave serbe në Kosovë), si dhe ndaj arrestimeve dhe keqtrajtimit të përditshëm të serbëve në Kosovë’. Në Arilje, Vuçiç, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetares për të komentuar deklaratën e zëdhënëses së Komisionit Evropian e cila tha se deklaratat e tij për ndryshimin e rrjedhës së ujit “nuk mbështesin qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve” midis Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo mund të arrihet vetëm përmes dialogut, Presidenti pyeti nëse po...
Burimi:
javanews.al