FOTO / Aksident i rëndë tek rrethi i TEG-ut, betonieria bie nga lartësia mbi autostradë

FOTO / Aksident i rëndë tek rrethi i TEG-ut, betonieria bie nga lartësia mbi autostradë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë qendrës tregtare TEG në Sauk. Një kamion/betoniere ka rënë nga mbikalimi në autostradë. Nga të dhënat paraprake nuk konfirmohen viktima. Sipas efektivëve, shoferi i betonieres ka marrë dëmtime të rënda. Kujtojmë se tre vite më parë një automjet tip Audi “fluturoi” nga rrethrrotullimi i në afërsi të TEG-ut, ku për pasojë humbën jetën 3 të rinj.