Franca regjistron 5.764 vdekje gjatë valës së të nxehtit në qershor

Franca regjistron 5.764 vdekje gjatë valës së të nxehtit në qershor

Agjencia e Shëndetit Publik të Francës ka njoftuar se vendi regjistroi 5.764 vdekje të tepërta gjatë valës së jashtëzakonshme të të nxehtit që përfshiu vendin nga 17 qershori deri më 2 korrik, transmeton Anadolu. Agjencia tha se rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet ende nuk mund t’i atribuohet me siguri temperaturave të larta. Sipas Agjencisë së Shëndetit Publik, ky bilanc paraprak përfaqëson nivelin më të lartë të vdekshmërisë së tepërt të regjistruar në Francë që nga vala e të nxehtit e vitit 2003. Autoritetet thanë se të dhënat do të konsolidohen gjatë muajve të ardhshëm. Agjencia bëri të ditur se vdekshmëri e tepërt është vërejtur në të gjitha grupmoshat mbi 15 vjeç, me një “rritje të theksuar” duke filluar nga mosha 45-vjeçare, duke e...