Pas kritikave për lumin Ibër, Vuçiç i përgjigje BE-së: Po mbroni shqiptarët, ata nuk respektojnë marrëveshjet
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka bërë një tjetër deklaratë, pas reagimit të Komisionit Evropian, bërë më herët ndaj deklaratave të tij për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër. Gjatë vizitës së tij në Arije, Vuçiç tha se reagimet nga Komisioni Europian munguan ndaj asaj që ai e cilësoi ‘dështimit të formimit të ZSO-së (bashkësisë së komunave serbe në Kosovë), si dhe ndaj arrestimeve dhe keqtrajtimit të përditshëm të serbëve në Kosovë’. Sipas Vuçiç deklaratat e tij për ndryshimin e rrjedhës së ujit “nuk mbështesin qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve” midis Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo mund të arrihet vetëm përmes dialogut, Presidenti pyeti nëse po i referohej dialogut për të cilin “BE-ja ka vënë nënshkrimin e saj, por të cilin nuk e respekton”...
Burimi:
vizionplus.tv