Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse të NATO
Rusia po përdor sistematikisht dronë për të testuar mbrojtjen ajrore të Evropës, duke kërkuar dobësi që mund të shfrytëzojë, tha zyrtari më i lartë ushtarak i Gjermanisë, mes asaj që ai e quajti një fushatë përshkallëzuese të “zonës gri” që synon destabilizimin e qeverive dhe institucioneve evropiane. “Sulme hibride po ndodhin çdo ditë në vendet e NATO-s, veçanërisht ato në krahun lindor të aleancës”, tha gjenerali Carsten Breuer në një intervistë me Wall Street Journal. “Rusia po na vë në provë dhe po vëzhgon se si reagojmë”, në mënyrë që të përmirësojë taktikat e saj përballë një konflikti të ardhshëm. Gjenerali, i cili po udhëheq një ristrukturim gjithëpërfshirës të sektorit të mbrojtjes që synon transformimin e ushtrisë gjermane në një forcë të fortë dhe të...
Burimi:
vizionplus.tv