Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –
Departamenti amerikan i Shtetit këtë të martë ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç i cili paralajmëroi planet e tij për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër, veprim që mund të lërë Kosovën pa ujë dhe energji elektrike. Departamenti amerikan i Shtetit për “Radio Evropa e Lirë” deklaroi se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë prioritete të Shteteve të Bashkuara. “Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Më herët Brukseli reagoi duke theksuar e duhet të shmangen veprimet që nuk i shërbejnë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç, deklaroi se autoritetet serbe po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit,...
Burimi:
javanews.al