No Image Available

Qeveria liron nga detyra zëvendësministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e kësaj të mërkure lirimin nga detyra të zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti. Vendimi është miratuar me propozim të Kryeministrit Edi Rama dhe ka hyrë në fuqi menjëherë. VKM: V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të    ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Znj. Vilma Premti, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. K R...