Mbyllen hetimet për “Metamorfoza 2”, SPAK çon për gjykim Ervis Martinajn dhe 8 të pandehur të tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza 2”, që përfshin nëntë të pandehur të hetuar në mungesë, pasi masat e sigurisë ndaj tyre nuk janë ekzekutuar prej afro tre vitesh. Prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kanë mbyllur hetimet për Ervis Martinajn, një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, si edhe tetë persona të tjerë. Hetimet janë mbyllur gjithashtu edhe për Nuredin Dumanin, i cili po gjykohet paralelisht edhe në kuadër të megaoperacionit tjetër i njohur si “Plumbi i Artë”. Ai ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Me përfundimin e hetimeve, dosja pritet të kalojë në fazën e gjykimit për të pandehurit e...
Burimi:
javanews.al