“Kosova është Serbi”, Crvena Zvesda provokon në faqen e saj, publikon pankartën
Një episod aspak sportiv dhe provokues, u regjistrua në duelin mes Larne dhe Cervena Zvesdës, në sfidën e vlefshme për kualifikueset në Champions Leagus. Pas ndeshjes ndaj kampionëve të Irlandës së Veriut, profili zyrtar i Crvena Zvezdës publikoi një foto nga atmosfera në tribunë, ku në sy binte edhe një banderolë e tifozëve me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Fotoja është shpërndarë në kanalet zyrtare të klubit dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Mesazhi, i përdorur prej vitesh nga ultrasit serb, rikthen edhe një herë në vëmendje përzierjen e futbollit me çështje politike në rajon. Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga UEFA lidhur me pankartat e tifozëve dhe shpërndarjen e saj nga Crvena Zvesda, ndërsa kanë ”shpërthyer” komentet nga shqiptarët...
Burimi:
javanews.al