Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti më i votuari, ja sa vota ka marrë Vjosa Osmani

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti më i votuari, ja sa vota ka marrë Vjosa Osmani

Tre ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon, duke qartësuar se kush do të jetë pjesë e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës. Deri më tani, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar mbi gjysma e votave të hedhura në kuti. Më poshtë paraqiten kandidatët që kanë siguruar mbështetjen më të madhe të votuesve në secilën prej katër partive kryesore politike shqiptare, pasi janë numëruar mbi 55 për qind e votave. Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti: 130.966 vota Glauk Konjufca: 103.002 vota Albulena Haxhiu: 59.620 vota Hekuran Murati: 51.771 vota Donika Gërvalla-Schwarz: 48.090 vota Partia Demokratike e Kosovës Bedri Hamza: 64.157 vota Përparim Gruda: 40.030 vota Arian Tahiri: 34.916 vota Uran Ismaili: 31.554 vota Vlora Çitaku: 21.765 vota Lidhja Demokratike e Kosovës: Vjosa...