Zgjedhja e presidentit, Kurti: Presim certifikimin e rezultateve për bisedime me parti politike

Zgjedhja e presidentit, Kurti: Presim certifikimin e rezultateve për bisedime me parti politike

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha sot se, ende nuk ka filluar diskutimet me partitë politike për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës dhe formimin e institucioneve. Kurti për media tha se është duke pritur certifikimin e rezultateve dhe trajtimin e ankesave. Pas certifikimit, ai tha se do të zhvillohen diskutimet e nevojshme. “Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, dhe trajtimin e ankesave dhe pastaj pa humbur kohë do të kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”, tha Kurti. U.D. e presidentit aktualisht është Albulena Haxhiu, pas skadimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit në prill. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit më 27 qershor. Nga këto zgjedhje partia e parë ka dal Lëvizja Vetëvendosje...