Varreza masive në Zubin Potok, Kurti: Gërmimet do të vijojnë për muaj të tërë, eshtrat janë të shpërndara

Varreza masive në Zubin Potok, Kurti: Gërmimet do të vijojnë për muaj të tërë, eshtrat janë të shpërndara

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se gërmimet në lokacionin ku dyshohet për varrezë masive në Kalludër të Vogël të Zubin-Potokut do të vazhdojnë edhe për shumë javë, e ndoshta edhe për muaj, pasi eshtrat e viktimave janë të shpërndara. Kurti gjatë ditës së sotme vizitoi vendin ku po kryhen gërmimet, nga ku deklaroi se gjatë qëndrimit të tij janë zbuluar edhe mbetje të reja mortore, derisa ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ekspertët e forenzikës, antropologët, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe EULEX-it po vazhdojnë punën në terren. Kurti tha se qeveria do të ofrojë mbështetje të plotë për procesin e gërmimeve, me synimin që familjet e personave të zhdukur ta mësojnë fatin e më të dashurve të tyre. Ai u shpreh...