Ukraina s’njeh Kosovën! Tritan Shehu: Zelenski krah Vuçiç bëri ‘gafë’ politike

Ukraina s’njeh Kosovën! Tritan Shehu: Zelenski krah Vuçiç bëri ‘gafë’ politike

Nga Tritan Shehu  Per Kosovën, Zelensky bën një deklaratë të “papërshtatshme” krah Vuçiç. Në lidhje me Pavarësinë e Kosovës ai tha: “Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë, respektojmë të drejtën ndërkombëtare, prandaj qëndrimi ynë lidhur me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar. Ne gjithmonë e kemi theksuar këtë dhe politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar.” Kështu, ai e konsideron Kosovën edhe një çështje të lidhur me “integritetin territorial” të Serbisë, që do të thotë pjesë të saj, pikërisht ashtu si Putini konsideron Ukrainën! Pra, problemi nuk qëndron vetëm te “shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës”, siç ai e vlerëson, por edhe te integriteti i Serbisë, çështje këto për të cilat, sipas tij, “Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrim”. Gjykoj se...