Kurti: Nuk më shqetësojnë vezët, shqetësimi im është se opozita nuk pranon të ulet në tryezë
Kosova E Shtunë, 8 Gusht 2026 15:51 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje politike në sallë. Gjatë zhvillimeve të seancës, Kurti u qëllua me vezë nga deputetë të opozitës, ndërsa situata detyroi ndërprerjen e punimeve të Kuvendit. Pas ngjarjes, Kurti deklaroi se nuk e konsideron hedhjen e vezëve si shqetësimin kryesor. Sipas tij, problemi qëndron te mungesa e gatishmërisë së partive opozitare për t’u ulur në tryezën e bisedimeve dhe për të gjetur një zgjidhje për konstituimin e institucioneve. “Unë nuk jam këtu për veten time, jam për Kosovën. Kërkoj që të ulemi bashkë dhe për Kosovën të bëjmë marrëveshje”, deklaroi Kurti. Ai theksoi se seanca...
Burimi:
kohajone.com