U godit me vezë në Kuvend/ Kurti: Po kërkoj marrëveshje politike
Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të Republikës, pas tensioneve të shënuara gjatë seancës konstituive të Kuvendit. Kurti tha se Vetëvendosje mbështet zgjedhjen e një presidenti konsensual. Në këtë kuadër, Glauk Konjufca ka tërhequr kandidaturën e tij për këtë post. Sipas Kurtit, zgjidhja e ngërçit institucional duhet të gjendet përmes një marrëveshjeje politike, ndërsa ai kundërshtoi rikthimin e vendit në zgjedhje të reja. Kreu i Vetëvendosjes argumentoi se zgjedhjet e përsëritura nuk do të ishin në interes të Kosovës, duke pasur parasysh ngërçin e vazhdueshëm politik dhe vështirësitë në formimin e institucioneve.
Burimi:
ntv.al