U godit me vezë gjatë seancës, Kurti: Nëse ky është çmimi që opozita të ulet në tryezë, e paguaj!

U godit me vezë gjatë seancës, Kurti: Nëse ky është çmimi që opozita të ulet në tryezë, e paguaj!

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka folur për mediat pas incidenteve në Kuvend, që çuan në ndërprerjen e seancës konstituive. Kurti deklaroi se ndonëse LVV i ka votat për të votuar një kryeparlamentar të ri, konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje që garanton edhe zgjedhjen e presidentit, çon detyrimisht në zgjedhje të reja. “Insistimi ynë i drejtë është që të ulemi, të bisedojmë, të merremi dhe vetëm nga lartësia e një marrëveshjeje politike dhe nga gjerësia e një marrëveshje mes meje dhe liderët e partive të tjera parlamentare, të konstituojmë Kuvendin, Qeverinë dhe ta zgjedhim presidentin”, tha ai, pas seancës konstituive. Ai u bëri thirrje partive të tjera politike që të takohen për të arritur një marrëveshje. I pyetur për incidentin me deputeten e Aleancës,...