Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident
Dy persona kanë vdekur, duke përfshirë një të mitur, pas një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Shushicë të komunës së Istogut. Ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Sot rreth orës 15:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Shushicë të Istogut, në aksident janë të përfshira dy vetura. Për një person të lënduar, mjeku kujdestar i QKMF-së e ka konstatuar vdekjen menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq njëri nga katër të lënduar ka mbërritur pa shenja jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi. 3 persona të tjerë të lënduar po marrin trajtim mjekësor.
Burimi:
javanews.al