“Thaçi do të përfundojë si Murseli, burgim përjetë”/ Kurti distancohet nga deklarata e deputetit

“Thaçi do të përfundojë si Murseli, burgim përjetë”/ Kurti distancohet nga deklarata e deputetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u distancua nga deklaratat e deputetit Fatos Geci, duke nënvizuar se nuk është kryetar i ndonjë komisioni disiplinor, e aq më pak nuk përgjegjësi për pohimet e bëra nga dikush që i përket një partie tjetër. Deklarata e deputetit nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje i cili vjen nga Lista Guxo, ka nxitur reagime të shumta në vend. Geci u shpreh më herët në parlament se Hashim Thaçi do të përballet me të njëjtin fat si Naim Murseli, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Kurti rikujtoi edhe një herë qëndrimin e partisë së tij ndaj Gjykatës Speciale. Pohimin polemizues, Geci e bëri në përgjigje të pohimeve të deputetit të Partisë...