Studentët serbë vizituan Kosovën: Na kanë gënjyer, bashkëkombësit tanë s’janë të shtypur
Një grup studentësh nga Serbia, pjesë e një iniciative të quajtur “Studentët në çdo fshat”, kanë realizuar një vizitë studimore në Kosovë, e cila është shndërruar në një temë të gjerë debati në opinionin publik dhe mediat rajonale. Raportimet e tyre nga terreni, si dhe deklaratat në media, kanë hapur diskutime mbi perceptimet e realitetit në Kosovë, marrëdhëniet ndëretnike dhe mënyrën se si këto çështje trajtohen në diskursin politik në Serbi. Një nga pjesëmarrësit e ekspeditës, Mihailo Markoviq, student në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd, në një intervistë për emisionin “Bez pardona”, ka ndarë përshtypjet e tij nga vizita, duke theksuar se përvoja në terren ka ndikuar në ndryshimin e disa bindjeve të mëparshme.“Përshtypjet janë vërtet të bukura… Bisedat ishin të mrekullueshme… Ne folëm me...
Burimi:
kohajone.com