Stradner: Vendimi i OSBE-së për Serbinë dërgon mesazhin e gabuar

Stradner: Vendimi i OSBE-së për Serbinë dërgon mesazhin e gabuar

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)  bëri  gabim duke pranuar kandidaturën e Serbisë për të pritur sesionin vjetor të  Asamblesë Parlamentare të OSBE-së  në vitin 2027 në Beograd –  vlerëson analistja  Ivana Stradner  në një artikull editorial. Sipas saj, një vendim i tillë përbën një shpërblim për prapambetjen demokratike të Serbisë dhe afrimin e saj në rritje me shtetet autoritare. Stradner shkruan se presidenti i Serbisë,  Aleksandar Vucic, po përballet me krizën më të madhe politike që nga ardhja në pushtet, për shkak të muajve të protestave studentore, të shkaktuara nga shembja e një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona. Protestuesit, kujton ajo, fajësojnë korrupsionin për tragjedinë dhe kërkojnë llogaridhënie nga institucionet shtetërore. Megjithatë, sipas saj,...